Gjykata e Elbasanit nuk ka marrë dot vendim për kërkesën e bërë nga ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, për ndryshimin e masës së sigurisë për arsye shëndetësore.

Prokurori i çështjes theksoi para gjykatës se ekspertët nuk kanë dhënë përgjigje të qartë lidhur me mundësinë që ofron institucioni vuajtjes së dënimit për trajtimin mjekësor të Gjicit në mënyrë që të mos i rrezikohet jeta.

Në këto kushte Gjykata vendosi t’i drejtohet me shkresë sërish ekspertëve mjeko-ligjorë për të dhënë një përgjigje sa më të qartë.

Seanca e ardhshme u vendos të zhvillohet në 30 Janar 2025 në orën 10.00.

Tv Klan