Gjykata e Apelit rëndon akuzën ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici nga shpërdorim detyre në korrupsion.
Sipas treshes së gjyqtarëve të Apelit të Posaçëm ish-zyrtari është korruptuar nëpërmjet aktit seksual të kryer në zyrën e tij, nga 40-vjeçarja Alma Kaçi.
Në këto kushte ata ndryshuan vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi për “Shpërdorim detyre” me 2 vite burg, duke e gjetur fajtor për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe rënduar kështu edhe masën e dënimit.
Ndaj tij u vendos 5 vite e 6 muaj burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vujë dënimin prej 3 vitesh në qeli.
Me ndryshimin e akuzës ndaj Gjicit, rrjedhimisht ndryshoi edhe akuza ndaj Alma Kaçit, e cila gjithashtu u gjejt fajtore nga Apeli për korrupsion dhe u dënua me 1 vit burg.
Të dy të pandehurit kërkuan pafajësi nga Apeli, duke argumentuar se nuk ka fakt penal.
Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit u arrestua 1 vit më parë pas publikimit në rrjete sociale të një video erotike mes tij dhe Alma Kaçit në zyrë.
Në videon e plotë dëgjohej edhe një bisedë ku kjo e fundit i kërkonte atij financim për një projekt që rehabilitonte qentë e rrugës.
Klan News