Më shumë sëmundje me potencial pandemik ka të ngjarë të transmetohen nga kafshët tek njerëzit në një të ardhme të afërt për shkak të stilit të jetesës moderne, ka paralajmëruar sot një shkencëtare.
Sarah Gilbert, e cili po merret me vaksinën e Covid-19 në Universitetin e Oksfordit, është shprehur se rritja e udhëtimeve nëpër botë dhe rritja e popullsisë po rrit rrezikun e shpërthimit të infeksioneve zootonike.
Sëmundjet që lindin nga kafshët janë bërë më të shpeshta vitet e fundit për shkak të bujqësisë intensive për mish dhe shpyllëzimit. Të dyja këto i vendosin kafshët në afërsi të njëri-tjetrit dhe njerëzve.
Profesoresha Gilbert u shpreh se pandemia aktuale është shembulli konkret që na ka vërtetuar se si udhëtimi ndërkombëtar përkeqëson përhapjen e këtyre viruseve që në popullsi të mëdha është shumë e vështirë për t’i zhdukur.
Origjina e saktë e Covid-19 është aktualisht e panjohur, por thuhet se ai filloi nga lakuriqët e natës, është hedhur tek kafshët e tjera e më pas ka kaluar tek njerëzit e tjerë.
Gilbert, vaksinologe në Institutin Jenner të Oksfordit, është shprehur për “The Independent”: Për shkak të mënyrës se si po kalojnë gjërat në botë, ka më shumë të ngjarë që ne të kemi infeksione zoonotike duke shkaktuar shpërthime në të ardhmen.
Dendësia e madhe e popullsisë, udhëtimet e shpeshta nëpër botë dhe shpyllëzimi, janë arsyet që mund të bëjnë të mundur që këto shpërthime të ndodhin dhe të përhapin ndonjë pandemi.
Covid-19 është vërtetuar të jetë sëmundja zootonike më vdekjeprurëse dhe ngjitëse, pasi ka marrë jetën e 850,000 njerëzve në nivel global dhe ka infektuar më shumë se 25 milionë.
Profesorja Delia Randolph, një epidemiologe veterinare dhe autore kryesore e raportit të Kombeve të Bashkuara, është shprehur se që nga vitet ’30, rreth 75% e sëmundjeve njerëzore buronin nga jeta e egër.
Shkatërrimi i habitatit të kafshëve i detyron ata të kontaktojnë më ngushtë me njerëzit, duke rritur rrezikun e transmetimit të sëmundjeve.
Transmetimi i viruseve nga kafshët tek njerëzit mund të bëhet edhe përmes gjuetisë dhe ngrënies së kafshëve të egra.
Tregtia e paligjshme e jetës së egër ka një gamë të kafshëve të gjalla, përfshirë lakuriqët, që afrohen me njerëzit në tregje./tvklan.al