Disa turistë zgjedhin një vend për të pushuar bazuar në ofertat kulturore, duke përzgjedhur muzetë dhe galeritë më të mira për t’u vizituar. Të tjerë zgjedhin qytetet me jetë nate të zhurmshme, ose zgjedhin një destinacion që pret një festival apo ndonjë event.
Por për shumë turistë, pjesa më e bukur e çdo udhëtimi janë ushqimet e ndryshme. Këta janë ato turistë që zgjohen ditën e parë të udhëtimit të entuziazmuar për të gjitha kënaqësitë që i presin, që nga tregjet e shumta që ofrojnë ushqime të shijshme lokale, tek ushqimet në rrugë gjatë natës, tek restorantet që ofrojnë pjata të veçanta. Dhe janë pikërisht këta turistë që “Time Out” ka pasur parasysh kur ka listuar 20 qytetet që ofrojnë ushqimet më të mira në botë.
QYTETET MË TË MIRA SIPAS “TIME OUT” PËR USHQIM PËR VITIN 2024:
1. Napoli, Itali
2. Johannesburg, Afrika e Jugut
3. Lima, Peru
4. Qyteti Ho Chi Minh, Vietnam
5. Pekin, Kinë
6. Bangkok, Tajlandë
7. Kuala Lumpur, Malajzi
8. Mumbai, Indi
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
10. Portland, SHBA
11. Liverpool, Britani e Madhe
12. Medellín, Kolumbi
13. Sevilje, Spanjë
14. Porto, Portugali
15. Marrakech, Marok
16. Lyon, Francë
17. Sydney, Australi
18. Montreal, Japoni,
19. Canaa, Brazil
20. Kopenhagë, Danimarkë
/tvklan.al