Si e ëma dhe e bija! Vajza e këngëtares së njohur Beyonce, Blue Ivy është shndërruar në një zonjushë të vërtetë. Ato u shfaqën krah njëra-tjetrës në premierën e filmit “Mufasa: The Lion King”, me fustane të ngjashme dhe dukeshin rrëzëllitëse.
Me shkëlqim dhe pas trupit, ky fustan është krejtësisht konform stilit të yllit të muzikës Beyonce. Natyrisht kjo e fundit u paraqit me këtë fustan disi më të ekspozuar, ndërsa Blue Ivy ngjante si princeshë Disney plot elegancë me fustanin që i theksonte bustin, por vinte i hapur në fund.





Në këtë eveniment mori pjesë edhe reperi Jay-Z, dalja e tij e parë pas skandalit të përhapur në media se ai ka përdhunuar një 13 vjeçare bashkë me Diddy Combs në vitin 2000.

/tvklan.al