Është rrëzuar zyrtarisht padia që akuzonte Jay-Z për përdhunimin e një 13-vjeçareje. Denoncuesi/ja anonim pretendonte se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter përdhunoi një vajzë së bashku me Sean “Diddy” Combs, gjatë një feste në vitin 2000.
Pas këtij lajmi, Jay-Z ka reaguar përmes kompanisë së tij “Roc Nation”, duke thënë se për të kjo ishte një fitore. Padinë ai e konsideroi si një përallë të stisur, ndërkohë që uroji që askush të mos përjetonte traumat që ai dhe të afërmit e tij kaluan.
“Sot është një fitore. Akuzat joserioze, fiktive dhe të tmerrshme janë hedhur poshtë. Kjo padi civile pa meritë nuk shkoi askund. Përralla imagjinare që ata krijuan ishte për të qeshur, ndonëse jo për seriozitetin e p[pretendimeve. Uroj që askush të mos e provojë. Trauma që kemi përjetuar unë, gruaja, fëmijët e mi dhe të dashurit e mi nuk mund të hiqet kurrë”, ka shkruar Jay-Z.
— Roc Nation (@RocNation) February 14, 2025
Ndërkohë që ylli i muzikës pop ishte i lumtur që drejtësia ishte në anën e tij, ai shprehu simpatinë e tij për viktimat që kanë vuajtur nga sulmet seksuale dhe ata që janë akuzuar në mënyrë të rreme.
“Gjykata duhet të mbrojë viktimat, sigurisht, ndërsa me të njëjtën përgjegjësi etike, gjykatat duhet të mbrojnë të pafajshmit që të mos akuzohen pa asnjë provë. Le të mbizotërojë e vërteta për të gjithë viktimat dhe të akuzuarit në mënyrë të padrejtë e barbare”, shtoi më tej ai.
Vazhdimisht me përfaqësimin e avokatit të tij, Jay-Z ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pushimin e çështjes./tvklan.al