Vdekja e papritur e Gerti Bogdanit, i ka kapur në befasi të gjithë. Disa nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë mësuar lajmin tragjik gjatë kohës që ishin në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Sali Berisha, me të cilin Bogdani ka punuar për shumë vite, si fillim këshilltar për mediat i selise blu, pranoi se e mësoi lajmin e ikjes së tij nga jeta gjatë konferencës për shtyp që po zhvillonte virtualisht me gazetarët.
Berisha nuk i fshehu emocionet sikurse dhe vlerësimet më të larta, vlerësime që në fakt i ndajnë të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Gerti Bogdanin.
Nuk mungoi një mesazh ngushëllimi dhe nga Kryeministri Rama.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”.
Keqardhjet dhe ngushëllimet për Bogdanin nuk munguan nga pjesa më e madhe e politikanëve të djathtë e të majtë.
Tv Klan