Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, nisi me nderime për ish-deputetin e PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta të mërkurën, në moshën 44-vjeçare.
Futbollistët e Tiranës, të gjithë të bashkuar shkuan dhe vendosën një buqetë me lule, në një fotografi të madhe të Bogdanit, në anën e tifozëve të bardhebluve.
Ai njihej si një tifoz i Tiranës, mbështetjen për të cilët e kishte treguar gjithmonë, kryesisht edhe në derbi.
Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e së mërkurës, si pasojë e një arresti kardiak. /tvklan.al