Vetëm burrat e moshës mbi 55 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç do të lejohen të hyjnë në kompleksin e xhamisë
Në Qytetin e Vjetër në Jerusalem ndryshe nga herët e kaluara kishte më pak njerëz që mbërrinin përpara lutjes së parë të së premtes të Ramazanit. Lufta në Gaza ka shkaktuar frikë edhe në Jerusalem për shkak të dhunës që nga fillimi i luftimeve. Policia është vendosur në të gjithë vendin, ndërsa kryejnë kontrolle sigurie rreth rrugëve të ngushta të Qytetit të Vjetër, pasi dhjetëra mijëra besimtarë futen në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.
Shumë palestinezë i shohin kufizimet ndaj adhuruesve myslimanë në Al-Aksa si një sulm ndaj lirisë.
“Në vitin e kaluar, kur vinim në kompleksin Al-Aksa, shihnim mijëra njerëz. Por këtë vit siç mund ta shohim, shifrat janë më të pakta.”
“Në të kaluarën, të premteve gjatë Ramazanit, ka qenë shumë më mirë se sot dhe më e lehtë për ne të kalojmë në pikat e kontrollit. Unë vija me fëmijët e mi dhe argëtoheshim por sot nuk është e mundur.”
Kompleksi i xhamisë, një vend i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për hebrenjtë, të cilët e njohin atë si Mali i Tempullit, ka një histori të gjatë konfrontimi, duke përfshirë incidentet në vitin 2021. Bregu Perëndimor ka parë një rritje të konfrontimeve në muajt e fundit, me sulme pothuajse të përditshme ushtarake izraelite dhe përshkallëzim të dhunës ku kanë humbur jetën mijëra palestinezë mes një vale sulmesh.
Javën e kaluar zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se besimtarët myslimanë do të lejohen të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në të njëjtin numër si në vitet e mëparshme. Vetëm burrat e moshës 55 vjeç e lart dhe gratë mbi 50 vjeç do të lejohen të hyjnë në kompleksin e xhamisë për arsye sigurie. Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir ka bërë thirrje për kufizime më të rrepta ndaj banorëve palestinezë të Bregut Perëndimor, duke thënë se atyre nuk duhet lejuar hyrja në Jerusalem për t’u lutur gjatë Ramazanit, por u kundërshtua nga Netanyahu.
Klan News