Në vende të ndryshme të botës, rimarrja e presidencës së Shteteve të Bashkuara nga Doland Tramp vlerësohet nga banorët në këndvështrime të ndryshme, kryesisht sipas qasjeve që Uashingtoni ndaj vendeve të caktuara. Në Rripin e Gazës, banorët janë skeptikë, ndërsa në Izrael nuk mungon optimizmi.
“Tramp apo dikush tjetër, të gjithë janë njëlloj”, u shpreh Jamal Abu Shamaleh, banor i Gazës.
“Shpresoj të ndihmojë Izraelin dhe të luftojë të keqen në botë”, tha Benny Weill, banor i Jeruzalemit.
Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë ka premtuar fundin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë, por rusët nuk kanë shumë besim se Tramp do t’u japë fund armiqësive prej disa dekadash mes dy vendeve.
“Një Rusi e fortë nuk i intereson askujt”, tha një banor i Moskës.
Ndërsa në Berlin, presin një përkeqësim të qasjes amerikane ndaj Europës.
“Shumë shqetësime, frikë për të ardhmen, më shumë izolim në mbarë botën”, shprehet një banor në Berlin.
Shtypi francez, Donald Trampin e sheh si një sfidë për Europën.
Tv Klan