Prosopometamorphopsia ose PMO është një gjendje neurologjike shumë e rrallë e cila ndryshe njihet edhe si “sindroma e fytyrës së demonit”.
Në perceptimin e një personi me këtë çrregullim, tiparet e fytyrës janë të shtrembëruara në mënyra të ndryshme, duke përfshirë rënien, ënjtjen, zbardhjen e ngjyrës apo zhvendosjen e pozicionit. Prosopometamorfopsia dallohet nga prosopagnosia, e cila karakterizohet nga pamundësia për të njohur fytyrat. Në rreth gjysmën e rasteve të raportuara, tiparet në të dyja anët e fytyrës duken të shtrembëruara. Në gjysmën tjetër të rasteve, shtrembërimet kufizohen në njërën anë të fytyrës (majtas ose djathtas) dhe kjo gjendje quhet hemi-prosopometamorphopsia.
Edhe pse shkaqet mbeten ende të panjohura, dyshimet e shkencëtarëve janë për dëmtime ose anomali në zona të ndryshme të trurit, madje shpesh herë është regjistruar si gjendje e agravuar e epilepsisë. Por videot e bëra publike së fundmi në mediat e huaja, kemi një pasqyrë më të saktë për sindromën e rrallë. Falë disa pacientëve, mund të kuptojmë si ata e shohin botën.
“U zgjova një ditë dhe më dukej sikur isha në një botë demonësh”, thonë shumë pacientë.
Kur ata shohin fytyra në ekranin e celularit apo kompjuter, gjithçka duket normale. Por kjo nuk ndodh në jetën reale. Ata i shohin edhe njerëzit e tjerë me deformime. Kjo sigurisht ndikon në marrëdhëniet e tyre sociale.
Një 58 vjeçar i prekur me PMO e përshkruan si një eksperiencë të frikshme. “Nuk dua të futem në një dyqan dhe të shoh një ushtri me demonë”, shprehe ai.
Nuk ka një kurë ekzakte që mund të “zhdukë” këto deformime, megjithatë janë zbuluar raste që zanafillën e kanë që në fëmijëri. Pra një traumë nga ajo periudhë mund të jetë shkak i mundshëm. Vetëm në 3 vitet e fundit janë konfirmuar 70 njerëz me PMO, por studiuesit janë thuajse të sigurt se ka ende raste të tjera të pazbuluara./tvklan.al