Qeveria siriane është përgjegjëse për vdekjen e mbi 70 civilëve nga armët kimike. Ministria e Jashtme ruse ka sqaruar se zanafilla e skenave makabre që bënë dje xhiron e botës ishte një sulm i qeverise siriane mbi depot e armëve kimike të terroristeve në provincën e Idlibit.

Mes viktimave nga helmimi kimik, të paktën 10 ishin fëmijë. Shumë civile të tjerë janë duke luftuar me vdekjen ne spitalet e shkatërruara siriane, çka do të thotë se numri i viktimave fatkeqësisht pritet të rritet.

Aktivistet në terren fajësuan regjimin e Bashar al Assad për viktimat. Megjithatë, ushtria e presidentit sirian ka mohuar akuzat për ngjarjen tragjike, duke jua lënë përgjegjësinë grupeve rebele që veprojnë në territorin sirian.

Ngjarja e rëndë ngjalli reagimin e liderëve kryesorë ndërkombëtarë. Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin kimik si një akt të patolerueshëm, duke fajësuar presidentin Assad. Një akt çnjerëzor e quajti presidenti turk Erdogan, ndërsa Franca kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, që pritet të mblidhet të mërkurën.

Tv Klan