Është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku është miratuar edhe kalendari i punimeve në Kuvend.
Më 30 Korrik pritet që në Kuvend për shqyrtim të shkojnë dy nene, ai për sistemin zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore.
Në draftin e përgatitur nga ekspertët përcaktohet formula e re e financimit të subjekteve zgjedhore ku kufizohet mundësia për financime nga paratë jo publike.
Gjithashtu përcaktohen periudhat e reja zgjedhore brenda të cilat do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.
Sipas këtij përcaktimi të ri zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 Prilli deri në 15 Maj ose nga 15 Tetori deri në 15 Nëntor.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që është reflektuar në këtë Kod është edhe përcaktimi për identifikimin biometrik të zgjedhësve, si dhe formula e re formatimit të KQZ-së me tre shkallë organizimi. /tvklan.al