Zbulohet një skemë abuzimit me dietat e shërbimit të FRONTEX nga punonjës të policisë në Korçë dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

19 punonjës janë pezulluar nga detyra nga AMP ndërsa mësohet se mes të proceduarve janë edhe drejtues të lartë të policisë.

 Po ashtu gjykata ka vendosur masë detyrim paraqitje edhe për dy persona nga sektori i hotelerisë.

Bëhet e ditur se AMP dhe prokuroria prej një viti kanë nisur hetimet, edhe me metoda proaktive nga të cilat është zbuluar se këta punonjës policie falsifikonin fatura fiktive dietash me qëllim përfitimin e shumave të konsiderueshme monetare. 

Mësohet se një dietë shërbimi ditore në FRONTEX është 50 euro. Punonjësit e policisë së Korçës kanë lëshuar fatura fiktive. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë faturonin 20 ditë dieta pa qenë në shërbim. Në këtë mënyrë ata merrnin pagesa nga 1000 deri në 2000  euro në muaj

Nga hetimet e deritashme rezulton se bëhet fjalë për një abuzim që arrin deri në vlerën e 400 mijë eurove.

Klan News