Një skandal i regjistruar në stadiumin e Rumanisë, bëri që Kosova të braktisë ndeshjen, para se ajo të mbyllej nga arbitri.

Në fundin e takimit, kur rezultati ishte 0-0 një përplasje shpërtheu mes lojtarëve të dy përfaqësueseve në fushë.

Në momentet e tensionit, u përfshinë edhe tifozët vendas, të cilët shpërthyen në thirrje anti-shqiptare.

Në stadiumin e Bukureshtit dëgjoheshin thirrjet: “Serbia, Serbia.”

Menjëherë pas kësaj, në shenjë proteste kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, urdhëroi skuadrën të largohet nga fusha.

“Dardanët” refuzojnë të rikthehen në fushë, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare dhe janë në pritje të një vendimi nga UEFA./tvklan.al