Djemtë e kastit të “Love Story” nuk i ka bindur aspak justifikimi i Deas në lidhje me videon që ajo kishte postuar në rrjetet sociale, ku shihej në shoqërinë e Albjonit, ku dukej qartë intimiteti i tyre. Kjo video më pas është fshirë menjëherë nga Dea. Por çfarë kanë për të thënë konkurrentët dhe vetë fronistja në lidhje me situatën e krijuar?
Andi: Për mua ajo video është një skandal. Është një turp i madh të thuash që e bëra me vetëdije dhe të thuash se e hodha se doja të merrja shikime.
Algerti: Unë nuk mendoj që është thjesht një video Tik Tok-u por edhe një kapje intime.
Andi: Mendoj se Dea duhet të ndërrojë strategji sepse për mua është fatkeqësisi të shesësh trupin për famë.
Dea: I them Andit që nuk e kam shitur trupin për famë. E dyta, kam thënë që videon e kam postuar për efekt të rrjeteve sociale. Me Albjonin isha aq rehat, dhe nuk më interesonin fare komentet e njerëzve. Jam shumë e sigurtë që ajo është diçka që e bëjnë të gjithë dhe unë jam aq e lirshme saqë mund ta bëj publike.
Eni Shehu: Pse e fshive videon atëherë?
Dea: Është fshirë sepse jam kontaktuar nga produksioni se: Dea çfarë është kjo video?! Dhe mendoja se ishte gjëja më e mirë që ta fshija videon./tvklan.al