“Hap pas hapi” është një prej komedive të suksesshme të verës që do të rikthehet sërish nga datat 19-22 shtator në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Regjisorja Rozi Kostani dhe aktorja Anila Bisha treojnë për “Rudina” në Tv Klan emocionet e shfaqjes, sfidat, mesazhin dhe risitë e këtij rikthimin.
Biseda në program u ndal edhe te profesionet e tyre. Rozi më parë ka qenë aktore ndërsa tani është profilizuar si regjisore, por ende gjen pika ku profesioni i saj has të njëjtat dilema apo probleme si aktorët. Një prej pyetjeve ‘pikante’ ishin skenat intime në film ose teatër, nëse të dyja janë ndier në siklet pas realizimit.
Rozi Kostani: Unë e kam të famshme. “Unë, ti dhe Kasandra” është një ndër skenat më të përfolura. Isha e papërgatitur, isha e vogël dhe nuk e perceptoja në analizën e rolit që unë kisha bërë që kjo gocë për herë të parë të kishte atë lloj skene aq të fortë seksuale. Unë përfytyroja diçka më shumë erotike sesa seksuale dhe prandaj refuzova, nuk e kam bërë atë skenë dhe them se kam bërë mirë.
Ndërsa aktorja Anila Bisha nuk është gjendur ndonjëherë në situata të tilla, ndoshta e lehtësuar edhe pak prej faktit që bashkëshorti i saj është regjisor. Madje njëherë ‘e urdhëroi’ ai që të bënte një skenë të tillë, çka rezultoi edhe në shumë të qeshura.
Anila Bisha: Unë, ndryshe nga Rozi, e kam burrin regjisor dhe nuk kam fare komplekse të tilla. Edhe te filmi i fundit, ishte një skenë që duhet të zhvishesha pas një xhami të banjës dhe madje më kapi e qeshura, i thashë çfarë thua, seriozisht e ke ti që do të zhvishem unë aty? “Ik tani, shpejt, bëj atë se jam kështu, mos më ngacmo, ik tani bëje “ tha. Unë nuk kam pasur, edhe në teatër ka qenë një shfaqje “Lojëra në oborrin e pasmë që ka një skenë përdhunimi vajza”. Edhe si natyrë vetë, nëse gjërat janë të justifikuara dhe realizohen bukur, asnjëherë nuk janë vulgare dhe asnjëherë nuk do të priten keq nga publiku. Nëse janë të sforcuara dhe të qëllimta…/tvklan.al