SHBA nuk do të vendosë kufizime të reja në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina nëse Koreja e Veriut i bashkohet luftës në Kiev.
Ky qëndrim i Pentagonit vjen pasi dislokimi i trupave ushtarake të Koresë së Veriut po rrit shqetësimet se konflikti në Ukrainë mund të përhapet, edhe pse vëmendja ëshët zhvendosur në Lindjen e Mesme.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden tha se zhvillimi ishte shumë i rrezikshëm. Pentagoni vlerëson se 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusinë lindore për stërvitje, nga 3,000 trupa që kishte thënë më herët.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha deklaroi se Kievi kishte paralajmëruar për vendosjen e trupave ushtarake në Rusi prej javësh dhe akuzoi aleatët për mungesën e një përgjigje të fortë.
“Përfundimi: dëgjoni Ukrainën. Zgjidhja: heqja e kufizimeve në sulmet tona me rreze të gjatë kundër Rusisë tani,” tha ai në rrjetin social X.
Më herët udhëheqësi rus Vladimir Putin bëri me dije se Moska do të përgjigjet në përputhje me rrethanat nëse SHBA dhe aleatët e saj ndihmojnë Ukrainën të godasë thellë me armët me rreze të gjerë veprimi në Rusi.
Një vendim i tillë përbën për Moskën një përfshirje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë.
Klan News