Valbona ka ndryshuar trajnerin. Klubi tropojan, ka rikthyer në stol Vladimir Gjonin, i cili drejtoi skuadrën një sezon më parë, që kulmoi me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pas arritjes së suksesit historik, palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, me drejtimin e ekipit të iu besua trajnerit Emiliano Gega.

Rezultatet negative në nëntë javët e para, kanë detyruar drejtuesit të bëjnë ndryshime në stol. Me rikthimin e Gjonit, te Valbona shpresojnë se do të vijnë edhe rezultatet pozitive.

Pas nëntë javëve kampionat, Valbona renditet në vendin e parafundit në Kategorinë e Parë, me 5 pikë, duke lënë pas vetëm Erzenin me 2 pikë. /tvklan.al