Në sezonin vjeshtë 2024, stilisët ishin të kujdesshëm se qëllimi i modës verore është që të jetë sa më e lehtë. Edhe aksesorët, përfshirë çantat, bizhuteritë, këpucët i përmbahen etosit të muajve të ngrohtë. Ngjyrat e tyre do ju bëjnë të dukeni më të plotësuara në veshje, edhe pse minimaliste dhe pa u lodhur shumë.
Aksesorët më poshtë do t’i bëjnë më të hijshme veshjet e verës pa i rënduar në ditët e nxehta dhe për më tepër, do të jeni gati për të ndjekur çdo event në mënyrën më trend të mundshme.
Rrip

Një rrip i mirë është aksesori i duhur që ta lidhë si duhet një veshje. Louis vuitton propozoi rripa lëkure me ngjyra karamelesh për t’u dhënë dimension fustaneve. Chloé solli versionin e saj me zinxhir metalik me logon që vendoset në pjesën e poshtme të belit.
Qershi

E kuqja vijon të rikthehet në çdo sezon. Për verën e 2024-ës, kjo ngjyrë nuk do të jetë mbizotëruese por plotësuese. Nëse zgjidhni veshje monokromatike, shtoni një çantë të kuqe apo taka ngjyrë qershie. E kuqja e rubinit u vu re te çantat e Valentino apo takat ‘kotele’ të Isabel Marant si ide për ta bërë veshjen më me shije.
Vathë sa një kopsë

Ky sezon ishte një luftë mes dekadave. Vathët me madhësinë e kopsës të frymëzuar nga vitet ’80 ishin një prej trendeve. Nga format skulpturore metalike e deri te ngjyrat e forta, zgjidhni ju sesi do ta kombinoni veshjen e ditës.
Ortopedike

Këpucët ortopedike nuk largohen kurrë nga trendi, por këtë verë është një rikthim i fortë. Louis Vuitton dhe Roberto Cavalli kanë propozuar çizme verore lëkure, ndërsa Paco Rabanne shapkat me takë asimetrike.
Çantat e çrregullta

Çantat pa formë ekzankte janë perfekte për verën: mbajnë gjithçka ju duhet dhe reflektojnë energjinë e stinës. Valentino propozon versione më të vogla, Chloé dhe Burberry preferon të mëdhatë. Gjithsesi, mos harroni që materiali duhet të jetë lëkurë.
Shall

Një shall veror ju duhet patjetër në çantë sepse mund të fryjë një fllad i freskët apo thjesht mund ta bëni veshjen të duket më e sofistikuar. Givenchy ka sjellë alternativat thuajse transparente, të lehta dhe Victoria Beckham versionet me printe që mund të zbukurojnë edhe çantat.
Shtresa

Një shtresë shtesë mund të duket e tepërt në verë, por trendi i këtij viti thotë se kombinimi i çorapeve me këpucët e bën veshjen më intriguese. Dior dhe Givenchy kanë përdorur çorape të tejdukshme me fustanet e zeza por ju mund të bëheni edhe më krijuese.
Çantat pa dorezë

Çantat që mund të mbahen në dorë dhe i përngjajnë një jastëku duket sikur japin një element rehatie, por lehtësojnë shumë edhe pozat për fotot që mund të shkrepni gjatë ditës./tvklan.al