“Burgundy” ose ngjyra e verës është një nga trendet kryesore të këtij sezoni, por shumë njerëz mendojnë se nuk është lehtësisht e kombinueshme.
Edhe përpara se të ishte kaq në modë, “burgundy” ka qenë një prej ngjyrave neutrale më të bukura. Është më interesante sesa e zeza e zakonshme dhe deveja, por edhe më luksoze. Si gjithë ngjyrat neutrale, është e gjithanshme kur bëhet fjalë për ngjyrat me të cilat kombinohet dhe disa prej tyre mund edhe t’ju habisin.
Zgjidhni paletë klasike apo vetëm pak ngjyrë, kjo është në dorën tuaj por kombinimet do t’ju frymëzojnë për veshjet e vjeshtës.
E verdhë gjalpi
E kuqe e ndezur
Për të gjithë ata që blenë dhe riblenë veshje të kuqe vitin e shkuar, mund të kombinojnë fare lehtë me “burgundy”. Një golf i kuq dhe xhaketë “burgundy”, një çantë e kuqe për t’i dhënë vëmendje fustanit apo çorapet e kuqe me mokasinet? Secila nga këto do të funksionojë më së miri.
E kaltër
“Burgundy”dhe e kaltra janë një nga kombinimet më të bukura, sidomos për në zyrë. Ju duhet vetëm që këmisha e kaltër që keni në dollap të shkojë me pantallonat apo fundin “burgundy”.
Blu e errët
Ndoshta blunë e errët dhe “burgundy” mund ta keni parë nëpër uniforma shkolle dhe duket se e kanë pasur një të drejtë pasi kombinohen kaq mirë.
Kamosh kafe
Kamoshi është një tjetër trend dhe ishte thjesht çështje kohe para se të kuptohej sa mirë kombinohet me “burgundy”. Copa ngjyrë kafe qëndron mirë me të kuqen e thellë dhe mos kini frikë nga aksesorët.
Gri
Nëse puna juaj ka një kod serioz veshjeje, grija dhe “burgundy” janë një kombinim shumë i mirë.
Ulli
Ngjyra e ullirit vetë qëndron shumë mirë me “burgundy”, por duke i shtuar edhe diçka në të verdhë të lehtë duket e përsosur. Investoni në çanta me ngjyra të tjera përveç të zezës.
E bardhë akull
Ngjyrë klasike për muajt e ftohtë, por shtuar edhe aksesorë “burgundy”? Luksoze.
/tvklan.al