12 vite heqje lirie është maksimumi i dënimit që mund të jepet nga një Gjykatë në vendin tonë, nëse autori i krimit është i mitur. Dhe kjo, sipas Kodit Penal për të Miturit, nëse ai është nga 14 deri në 17 vjeç.

Aplikimi i dënimeve me burgim për këtë moshë bëhet vetëm nëse vepra penale e kryer parashikon një dënim me minimum 7 vite heqje lirie, përcaktim ky që në rastin e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” plotësohet pasi vepra e kryer kategorizohet tek më të rëndat.

Por 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin e tij, në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar, maksimumi i dënimit që mund të marrë është ai me 8 vite heqje lirie. Për shkak të politikave rehabilituese dhe që lidhen me shkallën e përgjegjësisë, Kodi parashikon politika penale të lehta edhe në kufizimin e lirisë.

“Arresti në burg” ndaj të miturve caktohet vetëm në raste të veprave penale të rënda. Ndërkohë, Kodi parashikon edhe një sërë masash dënimi të tjera ndryshe nga ato me burg, siç janë kufizimi i lirisë, qëndrimi në shtëpi, gjoba, kryerja e një pune me interes publik, ndalimi për kryerjen e një veprimtarie app përmbushja e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate.

Tv Klan