Pas pauzës 2 javore për shkak te ndeshjeve të perfaqësuesve, Kategoria Superiore rikthehet këtë të shtunë me supersfida.
Ndeshja më interesante e kësaj fundjave është ajo e klasikes së futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e cila do të luhet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.
Edhe pse pandemia ka bllokuar tifozët të shohin skuadren e tyre të zemrës në stadium, festa për ultrasit e kuq e bluve ka filluar që një nate para.
Vllaznia ka krijuar një grup të mirë futbollistësh, e cila në 2 ndeshjet e para të kampionatit ka arritur t’i fitojë të dyja ku ka shënuar 4 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Trajneri Tomas Bradic beson se skuadra e tij do të marrë fitoren e tretë radhazi.
Tirana vjen pas një sërë trazirash në klub. Ekipi kryeqytetas ka regjistruar 2 humbje radhazi, gjë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Egbo dhe në vend të tij u emërua Nevil Dede. Sfida do të startojë në 16:45 dhe e gjithë vëmendja do të jetë në këtë ndeshje për shkak të historisë që kanë këto 2 klube.
Klan Plus