“Me projektin e Zdralles që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë”

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë, Benet Beci zhvilloi një inspektim në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër si dhe takoi lojtarët e ekipit Vllaznia, të cilët i dhuruan bluzën e ekipit.

Shkodra dhe zonat e saj historike të mirënjohura, mes të cilave edhe zona e Zdrales janë tashmë në rrugën e transformimit urban të shumëpritur prej kohësh.

Pjesë e projekteve për vitalizimin urban dhe rilindjen e kësaj zone është edhe Stadiumi “Loro Boriçi” ku ka rinisur puna për ta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës.

Kryeministri Rama u shpreh se, pas braktisjes kësaj zone do i jepet jetë.

Klan News