Skënderbeu-Tirana ishte sfida e vetme e javës së 16 që përfundoi pa gola. Takimi me më shumë rrjeta ishte ai në “Loro Boriçi” midis Vllaznisë dhe Dinamos që përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të bluve. Tre takime përfunduan në barazim, ndërsa në total u shënuan 13 gola.
Në formacionin më të mirë të javës së 16, të përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave dominojnë lojtarët e Dinamos. Në 11, janë 3 futbollistë të bluve, 2 nga Tirana, Partizani dhe Laçi dhe një nga Egantia e Teuta.
Në portë u pëzgjdodh portieri i bardhebluve Gentian Selmani, i cili mbajti portën e paprekur në transfertën me Skënderbeun. Në qendër të mbrojtjes janë Bruno Dita i Dinamos dhe Artan Jazxhi i Teutës. Nga krahët lojtari i Laçit Agan Mjaki dhe Florjan Përgjoni i Tiranës.
3 mesfushorët më të mirë janë: Arinaldo Rrapaj i Partizanit, Serxho Ujka i Egnatias dhe Ledjo Tresa i Laçit. Në qendër të ofensivës është Mba i Partizanit, ndërsa nga krahët dy futbollistët e bluve Baton Zabërgja dhe Tiago Nani. Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Dinamos, Ilir Daja.
Klan News