Lëshohen me sukses në orbitë 25 satelitët e parë Starlink për këtë vit. I bashkohen kështu edhe të tjerëve, në bazë te projektit të Space X të Elon Musk, ku të pozicionuar janë 6850 e që prej muajsh ofrojnë shërbimet e lidhjes internet në çdo zonë të planetit.

Nisja e grupit të parë e 2025 është realizuar nga Cape Canaveral me anë të Falcon 9, ndërkohë që vitin e kaluar u kryen 134 nisje, duke vendosur rekord të cilin Space X ka synim ta tejkalojë përgjatë vitit.

Kompania ka programuar rreth 175-180 lëshime në orbitë, për ta zgjeruar edhe më shumë yjësinë Starlink që shumë shpejt mund të arrijë në kuotën e 10 mijë satelitëve në hapësirë.

Klan News