Spanja dominon Zvicrën dhe shënon fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të Europës ishin superior kundër helvetëve, të cilët i mposhtën me shifrat e përgjithshme 4-1. Edhe pse të mbetur me 10 futbollistë për rreth 70 minuta, Spanja realizoi 4 herë në portën e Zvicrës.
Spektakël i nisur që në minutën e katërt, me Yamal që shërbeu për Hoselu për të zhbllokuar takimin. Pak minuta më pas, ishte Fabian Ruiz ai që shënoi, me mesfushorin që ishte edhe më i miri në fushën e lojës.
Lë Normand la Spanjën me 10 futbollistë, episod që gjithsesi nuk u shfrytëzua nga ana e skuadrës së Jakin pavarësisht se ngushtuan diferencat e golave në fund të pjesës së parë.
Në të dytën ishte Fabian Ruiz që shënoi sërish, me Ferran Torres që rrëmbeu vëmendjen. Sulmuesi i hedhur nga stoli u bë lojtari i parë spanjoll që shënon dhe asiston në një ndeshje të Ligës së kombeve, pasi ishte ylli i Barcelonës ai që vulosi fitoren spanjolle.
Nën drejtimin e Luis de la Fuente, Spanja po bën shumë mirë. Iberikët zgjeruan ecurinë pa humbje në 17 ndeshje, teksa kanë fituar 10 nga 13 ndeshjet e vitit 2024 në të gjitha kompeticionet. Dy barazime dhe 1 humbje gjatë kësaj periudhe, duke barazuar e fitoreve në 11 vitet e fundit.
Spanja ngjitet në kuotën e 4 pikëve, me grupin A4 që kryesohet nga Danimarka me pikë të plota pas dy sfidave.
Klan News