Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Zvicra po rishikon shpenzimet e saj. SHBA një nga donatorët më të mëdhenj në botë pezulluan ndihmën për disa vende dhe të njëjtin shembull po ndjek edhe ky shtet.
Parlamenti zviceran vendosi të shpërndajë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.
Agjencia “Swiss Info” thotë se, Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë Franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë Franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028.
Si pasojë, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të përfundojë programet e saj dypalëshe të zhvillimit me Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambinë deri në fund të vitit 2028.
Sqarohet gjithashtu se ndihma humanitare, përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe mbështetja për Ukrainën do të mbeten të paprekura nga ky vendim.
Klan News