Socialdemokratët e kancelarit gjerman Olaf Sholz shmangën me vetëm rreth 1% fitoren e nacionalistëve të djathtë të Alternativës për Gjermaninë në zgjedhjet për parlamentin e Brandenburgut.
Socialdemokratët siguruan 30.9.% të votave në zgjedhjet e së dielës në këtë shtet federal në lindje të Gjermanisë, ndërsa radikalët e djathtë 29.2%, pavarësisht se sondazhet parashikonin një tjetër disfatë të socialdemokratëve në qeveri në zgjedhjet rajonale pas atyre në Turingji dhe Saksoni në fillim të këtij muaj.
Ndihmë për këtë sipas analistëve, ka dhënë ashpërsimi i politikës ndaj emigracionit të paligjshëm të që kancelari Scholz po ndjek kohët e fundit. Megjithatë edhe me këtë rezultat, Alternativa për Gjermaninë ndodhet në pozita të forta pasi ka lënë pas kristiandemokratët, një nga partitë kryesore në shkallë kombëtare dhe kanë nxjerrë nga parlamenti i Brandenburgut të Gjelbërit dhe Liberalët, që nuk do të kenë asnjë deputet.
Kristiandemokratët madje renditen tashmë të katërtët, pasi një përqindje më të mirë kanë marrë nacionalistët e majtë të Aleancës “Sahra Vagenknesht” që garon për herë të parë në këto zgjedhje. Fuqizimi i mëtejshëm i dy ekstremeve të kundërta të politikës është një sinjal aspak pozitiv për dy partitë e mëdha para zgjedhjeve kombëare të Shtatorit të vitit të ardhshëm në Gjermani.
Tv Klan