Ndihma e parë ndaj një personi kur është në në një situatë kritike, është jetëshpëtuese. Kjo ishte në fokus të të rinjve të Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhënë njohuritë elementare për ndihmën e parë, e sidomos kur bëhet fjalë për arrestin kardiak.

Cristian Cura, përfaqësues i Kryqit të Kuq Shqiptar: Rreth 65% e vdekjeve vijnë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare ndaj urgjencën e mësimit të ndihmës së parë të ksaj teknike që lidhet me masazhin kardiak dhe frymëmarrjet artificiale duam t’ja përcjellim të gjithë komunitetit.

Ndërsa sipas Specialistes së Urgjencës dhe kardiologes së QSUT, Besiana Hysi ndihma e parë bën që parametrat jetësore të pacientit të normalizohen.

Besiana Hysi, specialiste e Urgjencës/ Kardiologe në QSUT: Që nga vetë termi ndihma e parë është diçka që nuk e lejon individin që ti je duke i dhënë ndihmën e parë që të agravohet situata dhe të mundohet të stabilizohen deri diku parametrat jetësor duke e kthyer në normalitet ose duke mos e lënë që të rëndohet.

Nëse në shumë raste ndihma e parë mund të jepet nga persona të paspecializuar, në rastet e aksidenteve një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

Besiana Hysi, specialiste e Urgjencës/ Kardiologe në QSUT: Në aksidente unë mendoj që dhënia e ndihmës së parë duhet të jetë shumë e përgjegjshme. Duhet të jetë nga specialistë dhe jo nga individë sepse më tepër mund t’i dëmtojmë sesa t’i lehtësojmë situatën ku ndodhen ata individë. Ndërsa dhënia e ndihmës së parë mund të realizohet në një gjendje të fikti, në autobusë, në rrugë apo gjatë pushimeve.

Specialistët rekomandojnë se kur dikush ka nevoje për ndihmë më të specializuar duhet telefonuar Urgjenca Kombëtare.

Klan News