Specialisti shqiptar Arban Domi, i cili është drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax në SHBA, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të tregojë më shumë etikë për specialistët që nuk kanë të njëjtin mendim si Komiteti i Ekspertëve.
Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Arban Domi ka shpjeguar arsyet përse është kundër përdorimit masiv të maskës.
“Meqë përmendet ministren, jo personale doja t’i jepja një këshillië që të jetë më etike kur flet për specialistë që nuk mbështetin idetë e këshillit, është mirë të dëgjojnë më shumë ata që nuk mendojnë si ne. Maska nuk është bardh e zi siç mundohen ta shpjegojnë shumë vetë. Problemi për maskat e copës , nuk ka asnjë studim. Maska të mbron nga spërklat e një të infektuari. E keqja e maskës, është që njerëzit kur i mbajnë gjatë, aq më tepër që higjiena duhet të jetë perfekte, si rezultat i lagështirës maska bëhet më poroze. Për më tepër kur nuk është një maskë që lahet. Në një të ardhme të afërt, përdorimi i maskës në mënyrë masive do të shkaktojë sëmundje të tjera të sistemit të mushkërive ose sëmundje të lëkurës”, u shpreh Arban Domi. /tvklan.al