Tripleta, dopieta dhe gola fitoresh. Java e 29 e Bundesligës gjermane i dhuroi të gjitha ndërsa afroi akoma dhe më shumë Bayern Munich me titullin.
Një mesatare prej 3.1 gola u regjistrua në 8 takimet e zhvilluar në fundjavë, ndërsa një performancë fantastike zhvilloi dhe ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Anglezi shënoi tripletë personale në portën e Paderbornit në fitoren tenistike 6-1. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i kombëtares sonë, Jurgen Gjasula nuk bëri asnjë përpjekje për të marrë pikë, duke mos ju larguar fundit as pas kësaj jave.
Fitorja 5-0 në shtëpi përballë Dusseldorf konfirmoi potencialin e Bayern Munich, teksa Robert Lewandowski forcoi pozitat e tij në renditjen e sulmuesit më të mirë të Kontinentit.
Polaku shënoi dopietë këtë fundjavë dhe tashmë udhëheq garën për Këpucën e Artë me 29 gola. Dopietë shënoi dhe sulmuesi i Borussia Munshengladbach, Thuram.
Golat e francezit ngjitën në vendin e tretë Borussia që tashmë gjendet në vendin e tretë me 56 pikë. Talenti gjerman, Havertz ishte deciziv për Bayer Leverkusen me golin e tij në transfertën e Freiburgut të Amir Abrashit që e ndoqi takimin nga stoli.
Klan Plus