Kjo poliklinikë u shërben 260 mijë elbasanasve në raste sëmundjesh. Të gjitha shërbimet që nga radiografia deri tek kirurgjia ofrohen në këto mjedise. Për 8 muaj me rradhë, mjediset e poliklinikës së specialiteteve ishin në rikonstruksion e sipër. Mbi 430 mijë euro të dhëna nga Komuniteti Europian dhe Programi EKO u përdorën për mobilimin dhe veshjen publicitare. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Leonard Solis, kjo është vetëm faza e parë. Më pas tha ai do të vijnë edhe pajisje të tjera bashkëkohore./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti