Krijuesi i serialit “Squid Game” në Netflix ka konfirmuar se do të ketë një sezon të dytë.

Regjisori dhe shkrimtari Hëang Dong-hyuk tha se nuk kishte zgjedhje tjetër përveç krijimit të një sezoni tjetër pas popullaritetit global.

Sipas Netflix sezoni i parë një pati 111 milionë shikime.

Seriali bënte fjalë për një shoqëri të dëshpëruar, të zhytur në borxhe dhe lojtarë që luajnë me vdekjen për të kënaqur njerëzit e pasur. Squid Game konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste.

Hëang Dong-hyuk tha: “Ka qenë një persion i madh, shumë kërkesa dhe shumë dashuri për një sezon të dytë. Është në kokën time për momentin. Po planifikoj procesin. Por është shumë herët për të thënë se si do të ndodhë, por ju premtoj se Gi-hun do të kthehet dhe do të bëjë diçka për botën”./tvklan.al