Netflix do të transmetojë një spektakël talentesh ku Liam Payne ka qenë anëtar jurie.
Building the Band ishte një prej projekteve të fundit të anëtarit të One Direction përpara se ai të humbte jetën tragjikisht në tetor pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Këngëtari kreu xhirimet si anëtar jurie krah këngëtares së Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Nicole Scherzinger nga Pussycat Dolls.
Gjiganti i transmetimit nuk ka përcaktuar një datë premiere, por ka konfirmuar se spektakli do të jetë në vazhdën e projekteve televizive dhe filmike të 2025-ës.
Building the Band bën bashkë këngëtarë që duan të krijojnë grupin e tyre muzikor, një koncept i ngjashëm me Love is Blind pasi konkurrentët qëndrojnë në hapësira të ndara ku nuk e shohin njëri-tjetrin.
“Ajo që ata duhet të kalojnë është përshtatshmëria muzikore, lidhja, kimia dhe merita… me performanca të pabesueshme, duke shpalosuur drama dhe një qëllim të madh – të zbulojnë grupin e ardhshëm të madh muzikor – skena është gati për një përvojë të paharrueshme”, shkruan përmbledhja e spektaklit.
AJ Mclean, ylli i Bascstreet Boys do të prezantojë spektaklin, Nicole Scherzinger do të jetë mentore dhe anëtare jurie ndërsa Payne dhe Rowland do të jenë të ftuar specialë në rolin e anëtarit të jurisë.
Scherzinger ishte anëtare jurie në X Factor kur Payne mori pjesë në audicione në vitin 2010 si këngëtar solo, por më pas u bë bashkë me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson duke formuar One Direction./tvklan.al