Keira Knightley, ylli i thrillerit të ri festiv të Netflix ‘Black Doves’, ka rrëfyer për Reuters skenat e filmit gjatë xhirimeve.

“Ishte shumë gjak dhe ditën që unë u spërkata me gjithë atë gjak, filluam xhirimet, ndërsa regjizori Alex më thonte “Më shumë, më shumë” dhe në fund të saj dukesha si Carrie në filmin horror,” tha Keira Knightley.

Knightley luan Helen, një spiune që punon për një organizatë ndërkombëtare të dyshimtë që shfaqet si gruaja e një ligjvënësi të shquar duke rrezikuar jetën e burrit dhe fëmijëve të saj të vegjël.

Ndihmësi dhe i besuari i saj është Sam, i luajtur nga Ben Whishaw, i cili vjen në skenë ndërsa po përjeton oshilacione në dashuri si një burrë homoseksual.

“Kjo e ndërlikon situatën e personazhit dhe është krejtësisht kontradiktore me atë që ata po bëjnë ndryshe, që është spiunimi dhe masakrimi,” tha Ben Whishaw.

Seriali me gjashtë pjesë të Netflix është me skenar të Joe Barton, i cili tha se dhuna në shfaqje u trajtua “me një lloj argëtimi”.’Black Doves’ do të transmetohet në Netflix nga 5 Dhjetori.

Klan News