Aktori Bear Grylls u paraqit në një mënyrë krejt të veçantë në premierën e serialit të tij të ri në Netflix “Celebrity Bear Hunt”.

Ai zbriti me litar nga një ndërtesë e lartë në Leicester Square.

Aktori u bashkua në tapetin e kuq me anëtarët e kastit të njohur të spektaklit, duke përfshirë këngëtaren Mel B dhe modelen Lottie Moss.

“Celebrity Bear Hunt” përbëhet nga muzikantë, aktorë dhe modele që marin pjesë në xhunglën e Kosta Rikës. Ata ndeshen me grabitqarë duke përfshirë krokodilët dhe gjarpërinjtë gjatë gjithë serisë.

“Unë krijoj gjithmonë shfaqje ku mund t’i kalojme pak kufijtë. Për të qenë i sinqertë, të gjithë në jetë kemi luftuar me të vërtetë”, tha Bear Grylls.

Këngëtarja Una Healy duket se është dakord me Grylls, teksa u shpreh në tapetin e kuq se nëse doni të shihni të famshëm duke u torturuar, shikoni shfaqjen “Celebrity Bear Hunt”, që trasmetohet në Netflix.

Klan News