Sipas zotit Lanza nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, ai na tregon se nuk është serioz pasi Krimeja është zhdukur. Rusia aneksoi gadishullin në vitin 2014. Tetë vjet më vonë, Kremlini filloi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe ka pushtuar territorin në lindje të vendit.
Presidenti i zgjedhur Trump ka thënë vazhdimisht se prioriteti i tij është t’i japë fund luftës dhe të ndalojë atë që ai e karakterizon si një shterim të burimeve financiare të SHBA-së, në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Lanza nuk përmendi zonat e Ukrainës lindore, por ai tha se rimarrja e Krimesë nga Rusia ishte joreale dhe jo qëllimi i Shteteve të Bashkuara.
Uashingtoni nuk ka dërguar ushtarë për të luftuar në Ukrainë, as Kievi nuk ka kërkuar që trupat amerikane të luftojnë ndaj Rusisë. Ukraina ka kërkuar dhe ka marre nga administrata e Biden vetëm ndihmë ushtarake amerikane për të armatosur ushtarët e saj.
Trump foli me Zelensky pas fitores së tij në zgjedhje, me miliarderin Elon Musk gjithashtu që mori pjesë në thirrje. Në fillim të këtij viti, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë Dollarësh për Ukrainën për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën sidomos në priudhën mes Shkurtit 2022 dhe fundit të Qershorit 2024 kur i dha Kievit ndihmë ushtarake në vlerën e 55.5 miliardë Dollarëve.
Klan News