Për herë të dytë, pretendentët për numrin 10 të “Downing Street”, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe lideri i opozitës zyrtare, Keir Starmer u përballën në debatin e radhës televiziv.
Gazetarja e Sky News, Beth Rigby, i bëri pyetje secilit prej tyre në kohë të ndryshme, pa qenë së bashku në një tryezë. Menjëherë më pas janë bërë pyetje individuale nga publiku që ndiqte drejtpërdrejt debatin.
Sondazhet, Starmer më bindës
Sipas një sondazhi të kryer nga rrjeti televizv “Sky News” menjëherë pas përfundimit të daljes së tyre televizive, të anketuarit vendosën se fituesi i këtij debati ishte lideri laburist Keir Starmer. 56% e tyre e konsideruan atë më të besueshëm dhe më të pëlqyeshëm, ndërsa 36% përkundrazi vlerësuan se lideri konservator u paraqit më mirë se kundërshtari i tij.
Kur u pyetën se cili prej të dyve i kupton më mirë problemet e qytetarëve, Keir Starmer ka një epërsi edhe më të madhe ndaj Rishi Sunak me 71%. Vlen të thekoshet se këtë herë Starmer u shfaq më bindës për çështjet e taksave sesa në debatin e javës së kaluar, duke theksuar se konservatorët nuk janë në gjendje të japin leksione për rritjen e taksave.
Sunak nuk e kupton koston e jetesës së qytetarëve
Nga ana tjetër Sunak bëri një gabim i cili përforcon pretendimin e kritikëve të tij se kryeministri i pasur nuk e kupton koston e lartë të jetesës me të cilën përballen qytetarët e zakonshëm. Ai la të kuptohet se nuk është në dijeni të çmimeve të banesave në Britaninë e Madhe. Sunak mbrojti politikën e tij të imigracionit dhe, por nuk pranoi të tregonte se sa migrantë të paligjshëm do të dërgohen në Ruandë.
Ai u detyrua edhe një herë të kërkonte falje për gabimin e tij kur u largua nga ceremonia e përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Evropës nga nazismi e cila u mbajt në Francë, por kjo nuk e bindi publikun britanik.
Klan News