Edhe qeveria laburiste e Keir Starmer po ndjek një qasje të ashpër kur bëhet fjalë për të goditur emigracionin e paligjshëm, njësoj si qeveria e mëparshme konservatore e Rishi Sunak.

Qeveria e ka bërë pothuajse të pamundur që një refugjat që arrin në Britaninë e Madhe me gomone të bëhet shtetas britanik.

Sipas rregullave të reja kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar e cila mund të jetë me gomone, por edhe me mënyra të tjera si fshehja në një automjet, normalisht do t’i refuzohet shtetësia, pavarësisht nga koha që ka kaluar.

Më parë, ata duhej të prisnin 10 vjet për të marrë shtetësinë.

Ndryshimet nënkuptojnë se kushdo që ka hyrë ilegalisht në vend, duke përfshirë edhe ata që tashmë jetojnë në Britaninë e Madhe, nuk do të jetë në gjendje të aplikojnë për të fituar shtetësinë britanike.

Megjithatë, kjo qasje është dënuar nga Këshilli i Refugjatëve dhe disa deputetë laburistë.

Në shtatë muajt e parë në detyrë të laburistëve, ardhjet me varka të vogla janë rritur me 28%, krahasuar me të njëjtat data të një viti më parë.

Klan News