Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert në Madrid.
Ka qenë Kryeministri Rama, i cili ka ndarë një videokartolinë përshtypjesh të vizitorëve që e shohin Shqipërinë si destinacioni turistik i radhës për ta.
“Jam një shkrimtare udhëtimesh dhe Youtuber. Shqipëria ka qenë në listën time, sepse duket e mrekullueshme. Dua të zbuloj plazhet, gjithashtu më pëlqen vera. “
“Nuk kam qenë në Shqipëri, por do të vijë një moment që do të shkoj për ta njohur. Më pëlqen, më tërhoqi vëmendjen. Kam interes ta vizitoj.”
Të tjerë kureshtarë të stendës “Albania all senses” tregojnë se kanë parë shumë reklama në rrjetet sociale dhe besojnë që Shqipëria është vend shumë interesant me male e plazhe shumë të bukura.
“E vërteta është se do të doja të dija më shumë, pasi udhëtoj vazhdimisht dhe dua ta vizitoj për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni.”
Ka nga ata që duan të dinë edhe më shumë.
“E di që Shqipëria ka terren malor. Po ashtu dua të shoh gjiret e plazhet dhe të njoh ushqimin tuaj. Në kemi shumë restorante shqiptare në Kinë.”
Mes morisë së kureshtarëve nuk mungojnë edhe ata që e shohin bregdetin tonë si një mundësi punësimi në sezonin veror.
“Nuk kam qenë ndonjëherë. Po kërkoj një punë për sezonin veror dhe një nga destinacionet e mundshme është Shqipëria.”
Sipas Ministrisë së Turizmit, Shqipëria regjistroi 11,7 milionë vizitorë të huaj, gjatë vitit 2024, ndërsa ambicia është për ta çuar në 13 milionë numrin për këtë vit.
Tv Klan