Klerikët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarët kanë kujtuar 40 ditë pas vdekjes së tij ish-Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos.

Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua edhe testamenti i bariut shpirtëror që shërbeu në Shqipëri për afro 33 vite. Të ardhurat e tij gjatë detyrës si Kryepeshkop, Anastas Janullatos ja lë Kishës së Shqipërisë me dëshirën që gjysma e shumës të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ndërsa për pjesën tjetër, në testamentin i tij Kryepeshkopi ka shprehur vullnetit që të përdoren për pagat e klerikëve.


Po ashtu Anastas Janullatos, shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë besimtarët shqiptarë gjatë udhëtimit të tij si Metropolit, teksa shpreh dëshirën dhe rëndësinë e e ruajtjes së unitetit mes kishës dhe besimtarëve.

Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Qershor 1992 dhe më 2 Gusht të po atij viti ai fronëzua si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale të Tiranës.

Tv Klan