Stiven Shpendi do të rikthehet të luajë në Serinë B. Sulmuesi i ekipit Shpresa, i cili është në pronësi të Empolit ka pranuar që të transferohet për një sezon te skuadra e Carrarese-s.
Lojtari është në kërkim të më shumë minutave për të luajtur dhe te ekipi i Serie B ka mundësinë që të aktivizohet më shumë.
Në vitit 2019 ai u transferua te të rinjtë e Cesena-s, ku në më pak se dy vite fitoi shansin për të debutuar në ekipin e parë, në Serinë C, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të ofensivës.
Lojtari realizoi 12 gola dhe 3 asiste në 29 paraqitje, në moshën 19-vjeçare.
Në vitin 2023 realizoi kapërcimin e madh drejt Serisë A, me transferimin te Empoli.
Në total, ai luajti 13 ndeshje në elitën e futbollit italian.
Por sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit D’Aversa, e drejtuesit morën vendimin që ta transferojnë në një tjetër ekip, që ai të rritet edhe më shumë profesionalisht.
Në këtë sezon, ai kundër do të ketë vëllanë e tij binjak, Kristian, i cili vjen pas një sezoni mjaft të mirë te Cesena, ku është kthyer në lojtarin kryesor të ofensivës.
Stiven Shpendi ka shënuar 5 gola në 13 takime të luajtura me ekipin Shpresa.
Klan News