Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi shënoi golin e dytë sezonal në Serie B, aty ku është pjesë e skuadrës së Carrarese.

21-vjeçari ishte autori i golit të dytë në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Cesena-s. Në minutën e 77-të, Shpendi shfrytëzoi një pasim të marrë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës.

Ky gol vulosi fitoren e Carrarese-s në shtëpi, ndërsa Shpendi në respekt të së kaluarës te Cesena, nuk festoi ndaj ish-ekipit të tij.

Ky është goli i dytë i Stiven Shpendit për këtë sezon, pas atij ndaj Palermos pak ditë më parë. /tvklan.al