Vetëm 412 minuta në të gjithë kompeticionet, nuk ka bindur ende Empolin për të blerë kartonin e Stiven Shpendit. 20-vjeçari ka kontribuar me vetëm një asist për skuadrën toskane, duke mos ndihmuar ekipin, i cili është në rrezik për të rënë nga kategoria. Rrëzimi në Serie B e skuadrës së Empolit do të prishte planet e Shpendit.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, sulmuesi shqiptar do të rikthehej sërish tek skuadra që zotëron kartonin, Çezena. Marrëveshja totale është 2 milionë Euro për huazimin dy-vjeçar dhe deri më tani është paguar rreth 800 mijë Euro. 1.2 milionë Euro të tjera është rënë dakord për tu paguar në fundin e qershorit 2026, ndësa në rast shpëtimi do të kishte një bonus prej 400 mijë Eurosh.
Një tjetër klauzolë në kontratën e Stiven Shpendit do të jetë ruajtja e 15% të kartonit në rast që Empoli e shet lojtarin në të ardhmen. 20-vjeçari nuk ka luajtur që nga Empoli-Monza më 21 Janar dhe në rast të rikthimit te Cezena do të formonte dyshen e sulmit së bashku me vëllain e tij, Kristian Shpendi në Serie B italiane.
Dyshe ëndrrash për skuadrën bardhezi, pasi do të kishte në dispozicion lojtarë me tepër potencial për të arritur misionin ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Klan News