Stiven Shpendi realizoi golin e parë sezonal me Karrarerezen. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa vendosi fitoren 1-0 në përballjen e rëndësishme me Palermon në kategorinë e dytë italiane.

Stiven Shpendi është huazuar nga Empoli te Karrarereze për këtë sezon. Ai është vëllai binjak i Kristian Shpendit që po shkëlqen te Çezena si golashënuesi më i mirë i Serisë B.

Tv Klan