Hitparade i absurdit shqiptar.
Disa fëmijë janë filmuar nga prindërit, duke u argëtuar me emisionin “Stop”. Madje një prej tyre, ka filmuar pjesë nga emisioni, duke u vënë efekte Saimirit e Gentit dhe vajzave.Një lloj i ri karamelesh ka filluar të qarkullojë në treg. Quhen “balls” dhe tregojnë, se janë të mbushura.Një video e filmuar nga një qytetar tregon, se ujrat e zeza derdhen përmes një tubi shkarkimi në liqenin e Pogradecit.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit”.
Tirane/ 10 vjet pervoje, por e heqin nga Liceu, pasuesi nuk ploteson kriteret.
Mësuesi i kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha, denoncon heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjecare, në Lice dhe Akademinë e Arteve.Në maj 2019 i prishet kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai zëvendësohet me një tjetër mësues të kitarës,Mateo Basha. Ky i fundit nuk përmbush kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim, aq më pak si mësues në shkollën e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja”.Edhe pse jepen disa alibi për heqjen e Erjonit, duket, se e drejta është në anën e tij, pasi ai e kaloi edhe “pengesën” e futjes në portalin “mësues për Shqipërinë”.
Vore/ “Rama” inspekton demet e termetit, Stop ndihmon familjet.
Personazhi i kryeministrit Rama vjen sërish në “Stop”. Klintoni këtë herë, i veshur dhe i trukuar si kryeministri, ka shkuar në Vorë, për të inspektuar dëmet e tërmetit.Shprehjet, gjestet dhe gjithcka tjetër, që ofron Rama në daljet publike, e risjell edhe gazetari i “Stop”. Të nesërmen në të njejtën zonë shkon edhe gazetarja tjetër, që me mbështetjen e fondacionit “Firdeus” dhe kompanisë “Zepa natyral”,i vijnë në ndihmë dy familjeve: të Lirie Asllanajt dhe Shefki Hoxhës.