“Përherësi” quhet ekspozita që piktori i njohur Naxhi Bakallli ka çelur në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama që kujtoi kohët kur i ishte dedikuar artit.
Edi Rama, Kryeministër: Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së ateliesë së tij në Liceun Artistik.
Rama e cilësoi të vençantë ekspozitën.
Edi Rama, Kryeministër: Është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash.
Ndërsa mesazhi i piktorit ishte i drejtpërdrejtë.
Naxhi Bakalli, piktor: Jini të njerëzishëm, jini të vlerë dhe unë shpresoj që t’ju drejtoj ky sens edhe kundrejt veprave të mia që janë shumë të sinqerta.
Naxhi Bakalli është nderuar me një sërë çmimesh në karrierën e gjatë duke e futur në plejadën e piktorëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë.
Tv Klan