Tirja me fame nderkombtare/ Polici merr qese ushqimesh e kercenon qytetarin.
Cështja e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi është bërë ndërkombtare. Në rrjet po qarkullon një foto e një automjeti në Angli, që si targë ka emrin Tirja.Një qytetar ka filmuar një polic në Kombinat, që merr qese ushqimesh nga tregtarët ambulantë. Polici dhe kolegët e tij kërcënojnë qytetarin, sapo e shohin, që ai po i filmon.
Tirane/ Prostituta ofron vajzen e saj te mitur per klientin per 5 mije leke.
Në zemër të Tiranës gëlon prostitucioni, edhe pse ky fenomen në vendin tonë është i ndaluar me ligj. Kamera e fshehtë e “Stop” ka regjistruar biseda me punonjëse të seksit, që ofrojnë trupin për 20 apo 30 mijë mijë lekë të reja. Ky aktivitet ndodh në zonën e Muzeut Historik, te Stacioni i Trenit apo Kthesa e Kamzës. Një nga prostitutat e regjistruara nuk mjaftohet të shesë trupin e saj për para, por ofron dhe vajzën e mitur për klientin.
Vlore/ Ngaterrojne dosjen e femijes me autizem dhe i heqin kujdestarine.
Jemi ndalur në qytetin e Vlorës, pasi Rozana Mataj është drejtuar në redaksinë e “Stop” për fëmijën e saj me probleme autizmi. Tani në momentin, që fëmija 10 vjec do më shumë kujdes, i heqin kujdestarinë.Prej 9 vitesh merr pagesën e kempit dhe prej 7 vitesh edhe pagesën e kujdestarisë. Kur ka bërë rinovimin e letrave, kempin e ka përfituar,po i është shkëputur kujdestaria, pasi është kthyer përgjigje nga Komisioni i Tiranës, se dosja është me divergjenca. Jemi drejtuar në zyrën e Shërbimit Social në Vlorë, për të sqaruar situatën e zonjës.Punonjësja thotë, se dosja e saj e vlerësuar nga Komisioni i Nivelit të parë, ka parë të arsyeshme për shkëputjen e kujdestarisë.Më pas zonjana telefonon vetë dhe nga shtëpia kupton, se gjatë gjithë kohës është një bërë gabim, pasi me divergjenca ka qenë një dosje e një vajze tjetër, ndërsa vajza 10 vjecare e Rozana Matajt do të vazhdojë të marrë dhe kujdestarinë.