Në pranga efektivët e korrupsionit, hetim për ilacet e groposura.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, ku dy efektivë të komisaritatit nr.4 Ramazan Hoxha dhe Gjovalin Mali i marrin një zonje 1300 euro, për t’i zgjidhur konfliktin me dadon e vajzës së saj.Të dy punonjësit në fjalë, kanë rënë në pranga në orët e vona të së martës, pas transmetimit të pamjeve filmike.Një tjetër cështje e ndjeshme në program, ishte dhe groposja e ilaceve të skaduara në Rrugën e Farkës.Inspektoriati shtetëror i Mjedisit ishte në vendngjarje, ngaku premtoi hetimin e përgjegjësve.
“Petët e lakrorit” të diplomës së drejtorit të burgut Sarandë.
Pak javë më parë “Stop” transmetoi me dokumenta, se drejtori i burgut në Sarandë Artur Hysko nuk e kishte kryer shkollën e mesme.Nga drejtoria përkatëse e qarkut nuk duket të jenë marrë në konsideratë shkresat e vëna në dispozicion nga stafi i programit. Por gazetarët e thellojnë investigimin. As në arkivën vendore të Beratit dhe as në shkollën e mesme të Policanit nuk rezulton, që drejtori Hyska të jetë pajisur me diplomë të shkollës së mesme…?!
Kronikë më e plotë:
Pak javë më parë emisioni “STOP” transmetoi me dokumenta, se drejtori i burgut në Sarandë Artur Hyska nuk e kishte kryer shkollën e mesme. Nga drejtoria përkatëse e qarkut nuk duket të jenë marrë në konsideratë shkresat e vëna në dispozicion nga stafi i programit.
Sipas tyre del që Artur Hyska nga dokumentacioni i shpërndarë rezulton me shkollë të mesme. Por në vitin 2006 është shkarkuar nga detyra si punonjës në grupin e gatshëm në Policinë e Vlorës. Si shkak për largimin e tij nga detyra, ishte mungesa e diplomës së shkollës së mesme. Emisioni “STOP” ka një dokument të vitit 2006 nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ku urdhëron që zotëria në fjalë të përjashtohet nga Policia pasi nuk ka mbaruar arsimin e mesëm. Por gazetarët e thellojnë më tepër investigimin e tyre. As në Arkivën Vendore të Beratit dhe as në shkollën e mesme të Poliçanit nuk rezulton që drejtori Hyska të jetë pajisur me diplomë të shkollës së mesme.
“Keni pasur ndonjë kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për tërheqjen e dokumentacioneve në Arkivën Shtetërore Vendore Berat?
Për këtë vit pra për 2017 nga ky institucion unë nuk kam pasur kërkesë zyrtare.
Po sa i përket dokumentacionit që shkolla e Poliçanit duhet të këtë dorëzuar në Arkivën Shtetërore Vendore të Beratit, ju i keni në arkiv të gjithë këto dokumente?
Sipas regjistrit të hyrjes së fondeve në arkiv pra dokumentacioni shkollor me numër përkatës amze kanë hyrë në këtë arkiv në datën 06.11.2008. Më konkretisht janë dorëzuar me procesverbal hyrje 12 copë amzë dhe 2 indekse. Si rregull është që kur dorëzohen amzat duhet të dorëzohet edhe regjistri i veçantë, i cili tregon realisht nëse e ka mbaruar personi apo jo shkollën. Në regjistrin e veçantë paraqiten të gjithë maturantët që kanë diplomë.
Pra ky është elementi kryesor për të verifikuar një person nëse e ka mbaruar apo jo shkollën e mesme? Dhe këtë ju nuk e keni?
Nga ana e asaj shkolle nuk është dorëzuar në ASHV- në Berat.”
Nga verifikimet që u kryen në regjistrin e veçantë, na rezulton se zoti Artur Shkëlqim Hyska nuk rezulton të ketë tërhequr dëftesën e shkollës së mesme, sepse nuk figuron në regjistrin e veçantë.
Skandali i varrosjes së vlerave historike dhe arkeologjike, Durrës.
Në Tiranë u mbajt sot një konferencë rajonale për trashëgiminë kulturore. Duke përshëndetur këtë aktivitet kryeministri Rama ftoi pjesëmarrësit të vizitojnë Durrësin e përtej.Por ajo, që ofron sot Durrësi, është një pamje degradimi. Gjendjes i shtohet skandali i fundit i projektit “Veliera”.Vec inerteve, që derdhen në det, pallati shumë-katësh i ndërtuar mbi murin e lashtë ilir,i vë kapakun shkatërrimit të të shkuarës, vlerave historike dhe arkeologjike.Rezulton, se leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2000 nga ish-kreu demokrat i bashkisë, Arqile Gorea.